Bashkësia ka qenë përherë në zemër të fuqisë së Tor-it. Në këtë frymë, krijuam Programin e Anëtarësisë te Projekti Tor. Synimi ynë është të ndërtohen marrëdhënie përkrahjeje mes entit tonë jofitimprurës dhe enteve nga sektori privat që përdorin teknologjinë tonë, ose duan të përkrahin misionin tonë.

Bëhuni një Anëtar

Bëhuni pjesë e Programit të Anëtarësisë në Projektin Tor dhe demonstroni përkushtimin tuaj ndaj privatësisë internetore, si dhe përfshihuni më thellë në bashkësinë Tor. Për t’ia filluar, dërgonani një email te giving@torproject.org..

Anëtarë “Shallot Onion”

Mullvad VPN

“Kontributi te bashkësi dhe ente që përpiqen vërtet të përmirësojnë privatësinë dhe integritetin në linjë është e rëndësishme për Mullvad-in. Mjerisht, të tilla ka shumë pak. Ata që e kuptojnë privatësinë, që punojnë aktivisht të përmirësojnë teknika kundër krijimit të shenjave të gishtave dhe për mbrojtjen e përdoruesve kundër sulmesh më të avancuara, janë edhe më të pakët. Besojmë se Projekti Tor është një ent i tillë. Me ta kemi të përbashkëta vlerat kur vjen puna te të drejtat e njeriut, liria e fjalës, anti-censurimi dhe privatësia internetore”.

Anëtarë “Vidalia Onion”

Shpalosni përkrahjen tuaj për privatësinë internetore

Kur enti juaj bëhet pjesë e Programit të Anëtarësisë te Projekti Tor, ju demonstroni përkushtimin tuaj për privatësinë internetore dhe përkrahni zhdërvjelltësinë dhe zhvillimin e Tor-it. Për pasojë, bëheni pjesë më e afërt e bashkësisë sonë, me tre përfitime specifike: pjesëmarrje te grupi ynë Onion Advisors për t’ju ndihmuar të integroni Tor-in në produktin tuaj, përfshirje në biseda dhe takime ekskluzive me ekipin e Projektit Tor, për të mësuar se me ç’po merremi në Tor, si dhe promovim publik të anëtarësimit tuaj. Nëse interesoheni të bëheni një anëtar, ju lutemi, lidhuni me ne përmes giving@torproject.org.

Fasha Anëtarësie

Fashat e anëtarësisë dallohen prej shkallës së promovimit publik. Pavarësisht të shkallës së kontributit tuaj, anëtarët kanë të njëjtat përfitime nga bashkësia: pjesëmarrje te grupi ynë Onion Advisors për të ndihmuar të integrohet Tor-i në projektin tuaj dhe përfshirje në biseda dhe takime ekskluzive me ekipin e Projektit Tor. Në Tor i duam krejt “onions”, por “shallots” janë më të shijshmet!

Anëtar “Shallot Onion”

≥ 100000 dollarë në vit

Stema e entit tuaj, që shpie te sajti juaj, tok me një thënie nga enti juaj rreth motivit të pjesëmarrjes te Programi i Anëtarësisë, shfaqen te faqja jonë e Programit të Anëtarësisë. Do ta bëjmë pjesë gjithashtu në media shoqërore, veprimtari dhe mekanizma të tjerë promocionalë.

Anëtar “Vidalia Onion”

50000 - 99999 dollarë në vit

Stema e entit tuaj, që shpie te sajti juaj, shfaqet te faqja jonë e Programit të Anëtarësisë. Do ta bëjmë pjesë gjithashtu në promocione te media shoqërore.

Anëtar “Green Onion”

10000 - 49999 dollarë në vit

Stema e entit tuaj, që shpie te sajti juaj, shfaqet te faqja jonë e Programit të Anëtarësisë.

Bashkësia është në zemër të Programit të Anëtarësisë së Projektit Tor dhe anëtarët tanë pranojnë të bëhen pjesë e bashkësisë sonë. Si të tillë, Anëtarët pajtohen të zbatojnë Kodin e Sjelljes në Tor, Kontratën Shoqërore dhe Deklarimin e Vlerave nga ne.